Flash

Bilanci i viktimave të shkaktuara nga uragani Ian, të paktën 90 persona të vdekur

Lapsi.al 4 October 2022
Bilanci i viktimave të shkaktuara nga uragani Ian, të paktën 90

Numri i viktimave nga Uragani Ian është raportuar se ka shkuar në mbi 90, në Florida.

Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimin për të mbijetuarit.

Zyrtarët në Florida janë kritikuar ashpër, pasi disa banorë të zonave të goditura nga stuhitë janë ankuar se nuk kanë marrë paralajmërime të mjaftueshme për evakuim.

Të paktën gjysma e personave të vdekur janë regjistruar në qarkun Lli, ku ka zbarkuar Ian, uragan i kategorisë së katërt.

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të vizitojë Floridan të mërkurën.

Të hënën ai ka vizituar Puerton Rikon – vend që është goditur nga Uragani Fiona disa ditë para se Ian të godiste Floridan – dhe është zotuar se do të ndajë 60 milionë dollarë për të ndihmuar këtë territor amerikan.

“Ne do të sigurohemi që ju të merrni secilin dollar që u premtohet”, ka thënë ai.

Ndërkohë në Florida besohet se 588.000 njerëz kanë mbetur pa rrymë.

Disa kompani amerikane, përgjegjëse për furnizim me energji elektrike, kanë thënë se një pjesë e mirë e banorëve do të kenë qasje në rrymë më 7 tetor.

Ekspertët kanë thënë se kostoja ekonomike e shkaktuar nga Uragani Ian mund të shkojë në dhjetëra miliarda dollarë./ REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI