Flash

Zelensky, një ndër favoritët për Çmimin Nobel për Paqe

Lapsi.al 3 October 2022
Zelensky, një ndër favoritët për Çmimin Nobel

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe 2022 do të shpallet më 7 tetor në Oslo. Gazeta Kyiv Independent dhe Zelensky janë aktualisht favoritët për t’u emëruar laureatë të Çmimit Nobel për Paqe, duke iu bashkuar Nelson Mandelës, Jimmy Carter, Mikhail Gorbachev dhe Andrei Sakharov.

Mijëra njerëz mund të nominojnë anëtarë të qeverive dhe parlamenteve, kryetarë shtetesh në detyrë, profesorë universiteti të historisë, shkencave sociale, ligjit dhe filozofisë, dhe laureatë të mëparshëm të Çmimit Nobel për Paqe.

Këtë vit janë 343 kandidatë, ndonëse lista me emrat e tyre ka mbetur e fshehtë prej 50 vitesh. Në Kiev, një këshilltar i Zelensky,  është shprehur se një çmim për presidentin do të thotë se ai “mori përgjegjësinë e plotë në momentin më të rrezikshëm”.

Rusia e quan luftën në Ukrainë një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar fqinjin e saj. Kombet e tjera e kanë hedhur poshtë këtë si një pretekst të pabazë për agresion.

Ceremonia e këtij viti mund të nxjerrë në pah gjithashtu edhe ndryshimet klimatike ku favorite kryesore është  aktivistja Greta Thunberg.

Laureatë të tjerë të mundshëm përfshin agjencinë e OKB-së për refugjatët (UNHCR), UNICEF, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Të këshilluara

Shpallet fituesi i çmimit Nobel në mjekësi

Svante Pääbo është fituesi i çmimit Nobel në mjekësi për vitin 2022. Ai fitoi çmimin me motivacionin për zbulimet e tij në lidhje me gjenomet e homininëve të zh...

13:25

Medvedev kërcënon me luftë botërore

Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev bëri një tjetër deklaratë të ashpër kundër presidentit ukrainas, Zelensk...

10:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI