Flash

Xhemi Shehu: Portokallia një histori dashurie

Lapsi.al 3 October 2022
Xhemi Shehu: Portokallia një histori dashurie

Rikthimi i Xhemi Shehut në ekran ishte i papritur. Rikthimi në Portkalli akoma dhe më shumë. Moderatorja në një intervistë për ëake Up ka folur më shume për detajet, duke treguar se ky format televiziv është si një histori dashurie për të.

“Rikthimi im në “Portokalli” është si taman një histori dashurie nga këto që zihesh, ndahesh dhe bashkohesh prapë se të merr malli se nuk shkëputesh dot. Është e pabesueshme, unë nuk e dija që do rikthehesha. Nuk e mendoja këtë rikthimin. Madje kisha menduar se isha shkëputur përfundimisht nga ekrani. U futa pak në shina me “Qesh mirë kush qesh i fundit” por ai ishte një format i shkurtër. Mendoj se nuk më janë ndezur mirë motorët se pas dy vitesh shkëputje duhet pak punë. Por, ndjesia ime është sikur nuk jam shkëputur asnjëherë duke qenë se edhe me kolegët kam pasur kontakte. Në fakt Salsano u bë shkak i rikthimit. Ai realizoi një takim mes meje dhe drejtuesve dhe ramë dakord për një rikthim.”– u shpreh Xhemi në “ëake Up”.

Në lidhje me shkëputjen e saj nga programi, Xhemi tha se vendosi të largohej për t’ju përkushtuar më shumë familjes dhe punëve private.

“Ishte një periudhë që u lodha. ‘Portokallia’ ka qenë shumë angazhues dhe merrte shumë nga koha ime. Ka qenë periudha kur duhet të fokusohesha te familja ime dhe te disa punë private. Realisht duhet të shkëputesha. Por më vonë kuptova se vendi im është në ekran”- tha moderatorja.

Ndryshe nga sezoni kur iku, Xhemi rikthehet tani jo vetëm krah Salsanos por edhe krah moderatores Fjoralba Ponari. E pyetur për bashkëpunimin me këtë të fundit, moderatorja tha se mes tyre nuk ka asnjë rivalitet dhe se është me fat që moderon krah saj.

“Fjoralbën e njoh që te “E diell”. Më bëhet shumë qejfi që do punojmë bashkë. Kam konsideratat më të larta. Përveçse është e talentuar dhe duket sikur ka një jetë që e bën “Portokalli”, është njeri shumë i mirë dhe sot vuan për njerëz të mirë dhe jam me fat që punoj me të. Nuk e shohim njëra-tjetrën si rivale.”– deklaroi Xhemi.

Të këshilluara

Karl Lagerfeld, tema e “Met Gala 2023”

Bota e modës po nderon të ndjerin Karl Lagerfeld. Muzeu Metropolitan i Artit njoftoi të premten se tema në Met Gala, do të jetë Karl Lagerfeld: Një linjë e buku...

13:35

Borxhi i Amber Heard jo vetëm ndaj Johnny Depp

Amber Heard është e mbytur me borxhe “deri në fyt.” Pas humbjes në gjyq kundër ish-bashkëshortit të saj, ylli i “Aquaman” i detyrohet më shumë se 10 milion doll...

12:29

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI