Flash

Tahiri kërkon tjetër përballje me drejtësinë

Lapsi.al 3 October 2022
Tahiri kërkon tjetër përballje me drejtësinë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka zhvendosur përballjen e tij me drejtësinë në Gjykatën e Elbasanit. Kjo pasi burgu i Lushnjes ku ndodhet ai gjendet nën juridiksionin e asaj gjykate.

Tahiri është dënuar me 3.4 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Sipas të dhënave, ish-kreu i dikasterit të Brendshëm, përmes avokatëve të tij mbrojtës, i kërkon Gjykatës njohjen e dënimit të dhënë më datë 19 shator 2019 nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në atë kohë, ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie. Por Gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove.

Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti. Kjo Gjykatë rrëzoi dënimin me shërbim prove duke e dërguar në burg ish-ministrin. Seanca e parë në Gjykatën e Elbasanit do të mbahet më 10 tetor.

Tahiri do t’i kërkojë asaj njohjen e dënimit me 3 vite shërbim prove/ Dhe nëse kërkesa pranohet, ai do të përfitojë ulje të dënimit me burg për të paktën 1 vit e 6 muaj. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Elis Dine. Tahiri prej 8 muajsh po vuan dënimin në burgun e Kosovës në Lushnjë. Pasi u gjet fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në një tjetër përballje me drejtësinë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vijon betejën për pafajësi në Gjykatën e Lartë.

Lexo më tej: Berisha: Çfarë do ishte sot Saimir Tahiri pa antimafian italiane 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI