Flash

Skandali te ‘Zyber Hallulli’, Meta: Banda e rilindjes po vë dorë dhe te buka e fëmijëve jetimë

Lapsi.al 3 October 2022
Skandali te ‘Zyber Hallulli’, Meta: Banda e rilindjes po vë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sërish pas rastit të denoncuar nga KLSH për abuzimet me ushqimin në shtëpinë e fëmijës 'Zyber Hallulli'.

Pas deklaratës së deputetes Ina Zhupa, Meta thotë se mbështet reagimin e PD, duke shtuar se banda e rilindjes ka arritur deri aty sa të fusë duart në bukën e fëmijëve.

"Skandali i vjedhjes së racioneve të ushqimit për fëmijët jetimë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë është në kufijtë e të paimagjinueshmes.

Banda e “Rilindjes” ka arritur deri aty sa të verë dorë tek buka e gojës së fëmijëve jetimë.

Mbështes dhe vlerësoj deklaratën e deputetes së PD, znj. Ina Zhupa sot pranë këtij institucioni", shkruan Meta.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Këtë të hënë vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Në këtë mënyrë do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Paras...

08:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI