Flash

Sërish kandidat në Tiranë/ Rama flet për raportet me Veliajn

Lapsi.al 3 October 2022
Sërish kandidat në Tiranë/ Rama flet për raportet me Veliajn

Shpesh herë flitet për një marrëdhënie të krisur të kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj. Në fillim shkak u bë protagonizmi i Ballukut për punët në Tiranë. Më pas edhe aksioni ndaj ndërtimeve pa leje u pa si goditje për Veliajn.

Për marrëdhëniet me Veliajn, Rama u pyet në intervistën që dha në Euronews Albania. Kreu i qeverisë mohoi të kishte krisje mes tyre. Tha se nuk sheh një kandidaturë tjetër për Tiranën, megjithëse vendimin do ta marrë kryesia e PS-së.

“Nuk shoh që ne kemi një kandidaturë tjetër në Tiranë. Unë personalisht nuk shoh. E mira për Tiranën nuk ka fund, por unë nuk shoh që kemi kandidaturë tjetër. Në sensin që më duket që është kandidatura jonë. Por do e shohim rrugës.

Fjalët për kandidatët e ka Kryesia e Partisë Socialiste. Kryesia e Partisë Socialiste ka fjalën në bazë të të gjitha të dhënave që marrim nga territori. Ne kemi metodën tonë shkencore të anketimeve të brendshme që bëjmë”, - tha Rama. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Veliaj vazhdon ti lëpihet Ramës edhe para gjimnazistëve

Të këshilluara

Rama: Erdogan nuk më jep dot urdhra

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka ndikuar në vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk. N...

22:01

Zgjidhet anëtarja e re e KLP

Pedagogia e Shkollës së Magjistraturës, Arta Mandro, u zgjodh më 23 shtator anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në shortin e tretë të hedhur nga nënkomi...

20:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI