Flash

Rama: Erdogan nuk më jep dot urdhra

Lapsi.al 3 October 2022
Rama: Erdogan nuk më jep dot urdhra

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka ndikuar në vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk. Në një intervistë në Euronews Albania ai shtoi se Erdogan nuk mund të japë urdhra në një vend sovran.

Rama u shpreh se Erdogan ka bërë një kërkesë, por në rastet konkrete është vepruar sipas ligjeve në vend.

“Këtu në Shqipëri ka shumë institucione që i përkasin të gjithë këtij zinxhiri. Presidenti Erdogan nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe nuk jep asnjë urdhër. Nuk e jep dot në një vend sovran. Nuk është urdhër, por një kërkesë, historike.

Nga ana tjetër, ka qenë një kërkesë që është bërë gjithmonë. Ne ndërkohë, kemi vepruar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Nuk kemi vepruar sipas opinioneve apo spekulimeve që bëhen këtu, por sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë”, theksoi Rama.

Rama deklaroi se vendimi për mbylljen e kolegjit turk, “Mehmet Akif” erdhi për shkak se aktiviteti i këtij institucioni arsimor, po kryhej në një godinë, për të cilën nuk kishte marrë miratimin e Ministrisë së Arsimit. Rama u shpreh se mbyllja e kopshtit turk, “Zubeyde Hanim”, u bë pasi nuk plotësoheshin standardet.

LEXO EDHE: Nga Ankaraja në Athinë/ Mediat greke: Rama po luan me 2 porta

“E para, nuk është i pari institucion arsimor që mbyllet. Kemi mbyllur shumë institucione arsimore. Kemi mbyllur 18 universitete. Kemi mbyllur në vijim programe të caktuara, klasa të caktuara, çerdhe, kopshte, shkolla. Mbi çfarë baze i kemi mbyllur? Nuk i kemi mbyllur mbi bazën as se nga vijnë, as të kujt janë, por mbi bazën e ligjit. Për rastin konkret, është shumë i qartë dhe i thjeshtë legjislacioni.

Çuditërisht, ndërkohë që janë mbyllur edhe disa institucione të ngjashme, askush nuk ka thënë asgjë. Ndërkohë, këtu ka një pjesë që hidhet përpjetë. Baza ligjore është shumë e qartë. Nuk mund të hapësh një aktivitet në një godinë të caktuar, pa marrë më parë miratimin nga Ministria e Arsimit. VKM-ja bëhet për të zbatuar ligjin, jo për të shmangur ligjin. Kopshti është mbyllur me motivacionin që ka dhënë Ministria e Arsimit”, - u justifikua kreu i qeverisë. Rama mohoi që Erdogan të ketë ndërhyrë edhe për largimin e kreut të komunitetit mysliman.

“Komuniteti Mysliman Shqiptar është i bazuar në vetë organizim dhe në vetëqeverisje. Qeverisja e Shqipërisë nuk vendos për komunitete” - tha Rama.

Numri një i qeverisë, po ashtu tha se nuk e ka në dorë qeveria hapjen e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

“Inagurimi i xhamisë së madhe është një çështje që nuk vendos qeveria e Shqipërisë. Nuk e ka peng askush sepse Xhamia e Madhe po ndërtohet me kontributet e Komitetit Mysliman Turk. Janë ata që po e ndërtojnë në një marrëveshje me Komunitetin Mysliman Shqiptar. E vendosin ata se kur i mbarojnë punimet dhe kur duhen hapur dyert. Nuk e vendos qeveria e Shqipërisë” - theksoi kreu i qeverisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zgjidhet anëtarja e re e KLP

Pedagogia e Shkollës së Magjistraturës, Arta Mandro, u zgjodh më 23 shtator anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në shortin e tretë të hedhur nga nënkomi...

20:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI