Flash

Prishja e pazareve të drogës, tre shqiptarë tentojnë të vrasin një emigrant në Itali

Lapsi.al 3 October 2022
Prishja e pazareve të drogës, tre shqiptarë tentojnë të

Një shtetas gambian u sulmua dhe u godit me thikë nga tre shqiptarë, të cilët u arrestuan nga karabinierët e kompanisë Battipaglia për tentativë vrasje.

Ngjarja ka ndodhur përgjatë rrugës bregdetare në Pontecagnano.

Siç raporton gazeta “Il Mattino”, episodi ka ndodhur dje në via Mar Ionio. Gambiani u transportua në spitalin “Ruggi” në Salerno ku ndodhet në spital në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të marra në pjesë të ndryshme të trupit.Karabinierët i njoftoi një kalimtar i rastit, i cili ishte dhe dëshmitar i ngjarjes.

Falë deklarimit të bërë, ushtarakët kanë arritur të identifikojnë autorët dhe t’i arrestojnë. Po vijojnë hetimet për të kuptuar motivin, nuk përjashtohet që të jetë një larje hesapesh mes të huajve të lidhur me trafikun e drogës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI