Flash

Pengmarrja në autostradë/ Konflikti për shitje armësh

Lapsi.al 3 October 2022
Pengmarrja në autostradë/ Konflikti për shitje armësh

Detaje të reja dalin nga pengmarrja në autostradë. Një konflikt i hershëm mes disa personave është tentuar të finalizohet me rrëmbimin e një 31-vjeçari të dielën pasdite në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se dy vëllezër të identifikuar si Gentian dhe Indrit Beqiraj kanë qenë duke udhëtuar me motor në momentin që një automjet i ka goditur nga pas. 4 persona kanë dalë nga automjeti, dhe pas konfrontimit fizik, njërin prej vëllezërve, Indritin e kanë futur me forcë në makinë.

Pengmarrja nuk zgjati shumë. Pas 500 metrash, autorët e kanë lëshuar 31-vjeçarin, i cili ka bërë denoncimin në polici.

Policia dyshon se autorët janë pjesë e shoqërisë së dy vëllezërve Beqiraj. Shkak i konfliktit dyshohet se është bërë shitja e armëve të zjarrit. Deri tani janë shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen.

Dy vëllezërit rezultojnë me precedente penalë. Në vitin 2013 janë arrestuar për trafik narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Policia po heton në dy pista. Atë të rrëmbimit dhe konflikte të vjetra mes të rinjve në lidhjen me pazaret e drogës.

Lexo më tej: I prenë rrugën me makinë dhe u përplasën fizikisht, policia jep detaje për pengmarrjen në autostradë 

Lexo më tej: Dekriptimi i mesazheve/ Si u fut në kurth Ervis Martinaj 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI