Flash

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Lapsi.al 3 October 2022
Parashikimi i motit për këtë të hënë

Këtë të hënë vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Në këtë mënyrë do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë orëve të para të ditës në një pjesë të mirë të territorit, por pasditja sjell kalime të lehta të vranësirave.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior. Kjo do të krojojë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kjo e hënë do të sjellë kthjellime dhe vranësira kalimtare pjesërisht Europa Jugore dhe Qëndrore. Ndërsa me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu do të jenë Brigjet e detit të Zi. Po ashtu në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të shumta do të jetë Veriu dhe Lindja e kontinentit Europian.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm në pothuajse gjithë vendin. Kjo do të sjellë gjatë paradites kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave. Por në orët në vijim vranësirat do të shpeshtohen duke gjeneruar momente të pakta me pika shiu në skajin Verior.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin e MV, por kryesisht në zonat Verilindore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Parashikohet që pas mesdite vranësirat gradualisht të shfaqen në të gjithë RMV-në.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI