Flash

Medvedev kërcënon me luftë botërore

Lapsi.al 3 October 2022
Medvedev kërcënon me luftë botërore

Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev bëri një tjetër deklaratë të ashpër kundër presidentit ukrainas, Zelensky. Bashkëpunëtori i ngushtë i Vladimir Putin tha përmes Telegramit, se; “Zelensky dëshiron të anëtarësohet shpejt në NATO. Ide e mirë. Thjesht i lutet Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut që të përshpejtojë fillimin e një lufte të tretë botërore”.

Dmitry Medvedev shtoi ndër të tjera se “Biden njoftoi mosnjohjen e aneksimit të territoreve të reja në Rusi. Madje është për t’u habitur që na kujtoi. Megjithatë është turp. Mund të gjejmë një vend të mirë për të hapur një konsullatë amerikane në rajonet e reja të Federatës Ruse.’

Ai iu referua edhe deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, i cili tha se; “Nëse Ukraina pushon së luftuari, ajo do të zhduket si shtet”, ndërkohë që Medvedev shtoi; Çfarë djali cinik, në fund të fundit, nëse ai nuk ndalet, atëherë një pjesë e konsiderueshme e ukrainasve do të zhduket.”.

Lexo më tej: Putin nuk njeh kufij, anekson zyrtarisht katër rajone të Ukrainës 

Lexo më tej: Shefi i CIA-s: Ushtria e Putinit ka shumë probleme 

Lexo më tej: NATO-Putinit: Lufta bërthamore nuk ka fitues, do të kesh pasoja të rënda 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI