Flash

Java e parë e tetorit/ Moti bën një kthesë të fortë

Lapsi.al 3 October 2022
Java e parë e tetorit/ Moti bën një kthesë të

Shqipëria hyri zyrtarisht në vjeshtë gjatë javës së shkuar me shirat që ranë, ndërsa këtë javë moti pritet të jetë më i freskët. Edhe pse temperaturat në fundjavë do të jenë jo-normale për këtë periudhë.

Sipas meteorologes Lajda Porja, paraditet gjatë kësaj jave pritet të jenë me mot të kthjellët. Pasditet pritet të jenë me mot të freskët.

Moti i kthjellët pritet të jetë prezent në të gjithë territorin. Vranësira të lehta parashikohen në zonat malore dhe në veri-lindje të vendit.

“Mëngjeset do të jenë të freskëta, me temperature që do të jenë deri në 5 gradë Celsius, panoramë e cila pritet të ndryshojë duke nisur nga e enjtja. Të enjten pritet të vërehet një rritje graduale e temperaturave duke kulmuar në fundjavë me 28 gradë Celsius në zonat e Ultësirës Perëndimore". Kështu u shpreh Porja për abcnews.

Fundjava sipas Meteoalb do të jetë me temperatura vere kryesisht në qytetet e Ultësirës Perëndimore. Pritet që temperaturat në këto zona të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.

Lexo më tej: Parashikimi i motit për këtë të hënë 

Lexo më tej: Moti i keq në Qarkun e Shkodrës, dëme në rrugë e kanale vaditëse 

Lexo më tej: Situata e përkeqësuar e motit, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI