Flash

I riu amerikan rrëzohet në Tepelenë, transportohet në spital me plagë të shumta

Lapsi.al 3 October 2022
I riu amerikan rrëzohet në Tepelenë, transportohet në spital

Një 20-vjeçar amerikan është rrëzuar këtë të hënë në fshatin Progonat të Tepelenës, kryesisht në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”. I riu me iniciale W. L. është nxjerrë nga vendi ku ishte rrëzuar dhe po transportohet drejt spitalit, pasi ka marrë dëmtime në shumë pjesë të trupit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Njoftimi policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Në fshatin Progonat, Tepelenë, në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”, është rrëzuar shtetasi amerikan W. L., 20 vjeç.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen 20-vjeçarit nga vendi ku ishte rrëzuar.

Shtetasi W. L. po transportohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI