Flash

Financimet ruse në PD, Rama: Mos u ngutni se ka akoma!

Lapsi.al 3 October 2022
Financimet ruse në PD, Rama: Mos u ngutni se ka akoma!

"Mos u ngutni se ka akoma!" Ky ishte paralajmërimi që u dha kryeministri Edi Rama demokratëve sa i takon debatit për financimet ruse.Duke folur në Kuvend, Rama tha se nuk ka asnjë dyshim se PD është financuar me para ruse.

"Sa kohë ju do keni njerëz, të cilët besojnë çdo gjë dhe të kundërtën e cdo gjejë jeni në të drejtën tuaj që të ushqeni iluzioni që mund të talleni me këtë popull, por siç nuk ju ka ecur asnjëherë përsëri nuk do ju ecë kjo tallje me të gjithë. Do të bënte sens gjithë kjo vijë logjike nëse nuk do kishit qenë po ju që në atë kohë kur kjo çështje u bë publike nuk do kishit bërë betime dhe përbetime për virgjërinë e Lulit dhe nëse nuk do kishte qenë non grata juaj që do të kishte dalë me çarçafin e bardhë për të predikuar pastërtinë e virgjëreshës që mbanit në krye. Nëse nuk do kishit qenë ju që nuk do të kishit akuzuar Sorosin për fakte të cilat sot medemek po kërkoni ti nxirrni nga kthetrat e një errësire që i paskam kyçur unë të atij që e hodhët përtokë në momentin që nuk u duhej më. Që PD është financuar me para ruse kjo dihet, është fakt botërisht i njohur i dalë në atë kohë, i mohuar kategorikisht nga ju. Nuk e kam dëgjuar këtë fjalim atëherë. Garancia absolute vinte gjithmonë nga vinte garancia për të gjithë ato vite rresht: Mos ma prekni Lulin! Unë e thosha apo e thoshte ai që sot ka rrëmbyer nga e para flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur për luftë me Amerikën dhe gjithë çka sjell kjo për vendin dhe njerëzit. Jo vetëm që ato para financim i paligjshëm i partisë politike kanë hyrë në dijeninë e plotë të një grushti njerëzish dhe që tani është ndarë në dy gishta në një anë, dy gishta nga ana tjetër dhe gishti i pestë që përpiqet të gjejë se te cilët nga dy gishtat do futet por ka më shumë se aq. Do tu sugjeroja që mos të nxitoheni me proklamata dhe deklarata që mund tu bien ndesh dhe do të detyroheni sërish të merrni një pozicion të tretë dhe të katërt. Se keni problem fare nesër ti mohoni të gjitha. Sa kohë keni njerëz që vijnë nga pas qorrazi dhe janë gati ti shpallimn luftë botës me idenë se ky është vend sovran dhe nuk pyet për asnjeri", deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI