Flash

Çmimi i rritur i energjisë/ Rama tregon se kur do të përfundojë

Lapsi.al 3 October 2022
Çmimi i rritur i energjisë/ Rama tregon se kur do të

Çmimi i energjisë elektrike kërkon sqarim. Dhe kjo duket se qe arsyeja pse sot, Edi Rama zbuloi se kur mund të përfundojë rritja e çmimit të energjisë për fashën mbi 800 këh, pavarësisht se nuk kishte dalë për të folur për energjinë.

Kryeministri deklaroi se shpreson që rritja e çmimit që është lajmëruar të nisë më 1 nëntor të përfundojë në dhjetor.

Gjatë inagurimit të një blloku banesash për qytetarët e prekur nga tërmeti, Rama deklaroi se tetori nuk është muaji më i vështirë për sa i përket situatës energjitike në vend. Kjo, pasi muajt ne vijim pritet të kerkojnë kosnum më të lartë të energjisë për shkak të të ftohtit.

Lexo më tej: Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama 

“Dua të përfitoj nga rasti se është një kohë e vështirë, inflacioni që ka sjellë lufta ka vështirësuar jo vetëm familjet, por edhe gjithë procesin e zhvillimit të mëtejshëm ku ne sërish kemi shumë besim se do ia dalim siç duhet. Jemi të vendosur ta mbajmë të paprekur çmimin e faturës së energjisë për abonentët failjarë dhe bznesin e vogël. Kjo ka rolin e vetë në frenimin e inflaiconit, të cilin e kemi më të ulët në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Kjo kërkon vetëdije, çmimi që ka familja apo biznesi I vogël në fund të muajit nuk është çmimi real. Diferencën mes çmimit në faturë dhe atij real do ta mbulojë qeveria me qëllimin që çmimi të mos rritet por edhe kufizime të mos ketë. 

Janë dy anë të një rrugë shumë delikate. Ajo që kërkoj nga të gjithë është të kursejmë energjinë sa të mundei, të mos lëmë dritat ndezur kot. Nësse patëm mundësinë ta shtyjmë aplikimin e fashës 800këh për t’i lehtësuar të gjithë psikologjkisht, kjo erdhi si rezultat i faktit se nevoja për energji u bë më e vogël se parashikimi. Qoftë kjo për shkak të kursimit apo të reshjeve. 

Por tetori nuk është muaji më sfidues, pas tij vijnë nëntori e dhjetori me të ftohtin. Ne duam që fasha të jetë një eksperiencë që përfundon me dhjetorin. Të bëjmë të gjithë pjesën tonë. Nëse çdo abonent familjar dhe çdo biznes i vogël nuk shpenzon energjinë kot, ne jemi shumë të sigurt në këtë rrugë kaq delikate, sepse duam me patjetër të mos prekim çmimin apo t’i drejtohemi kufizimeve." - u shpreh Rama.

Lexo më tej: Shpjegimi/ Pse çmimi i lirë i energjisë është meritë e Berishës dhe Ramës 

Kryeministri bëri krahasimin me vendet fqinje sa i përket çmimit të energjisë elektrike.

"Vendet e tjera po rrisin faturat, të gjithë keni të njohur e miq në Itali. Mjafton t’i pyesni për stresin që kanë për shkak të rritjes së faturave të nergjisë në tërësi. Kosova ka filluar kufizimet e energjisë dhe aplikimin e fashës. Ne po ndjekim një rrugë të guximshme por edhe të rrezikshme. Për të kaluar rrezikun të gjithë duhet të kontribuojnë. Sadopak në çdo kohë të ditës të kursehet, aq më shumë e garantojmë këtë rrugë. Kam bindjen se me rritjen e menjëhershme të pagave që ka hyrë në fuqi dhe që do jetë realitet në arkën e shumë familjeve, duke filluar që nga pensioni prapë do jetë kjo një lehtësi e ndjeshme në krahasim me inflacionin e luftës”, deklaroi Rama. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI