Flash

Bruce Willis mohon shitjen e të drejtave të imazhit të tij

Lapsi.al 3 October 2022
Bruce Willis mohon shitjen e të drejtave të imazhit të tij

Agjenti i Bruce Willis ka mohuar raportimet se aktori ka shitur të drejtat për imazhin e tij.

Javën e kaluar, u raportua gjerësisht se Willis, ia kishte shitur të drejtat një kompanie të quajtur Deepcake. Megjithatë, një zëdhënës i aktorit i tha BBC-së se ai nuk kishte “asnjë partneritet apo marrëveshje” me kompaninë. Gjithashtu, në një deklaratë, kompania u shpreh se raportet se kishte blerë të drejtat për fytyrën e Bruce Willis ishin të pasakta. "Formulimi për të drejtat është i gabuar. Bruce nuk mund t'i shiste askujt asnjë të drejtë, ato janë të tijat si parazgjedhje," tha një përfaqësues i kompanisë. Ajo që ai bëri patjetër është se ai na dha pëlqimin e tij (dhe shumë materiale) për të bërë Binjakun e tij Digital," thanë ata.

Kompania zbuloi se ka një bibliotekë unike me njerëz të famshëm, ndikues dhe figura historike me rezolucion të lartë. Në faqen e saj të internetit, Deepcake promovon punën me një citim nga Bruce Willis: "Më pëlqeu saktësia e karakterit tim. Është një mundësi e shkëlqyer për mua që të kthehem pas në kohë.

Aktorinjoftoi tërheqjen e tij nga aktrimi në mars pasi u diagnostikua me afazi, një çrregullim që ndikon në të folur.

Përktheu:Lapsi.al

Marrë nga: BBC

 

 

Të këshilluara

Si e frymëzuan fantazmat këngëtaren Kesha

Kushdo që ka dëgjuar këngën eterike të vitit 2012 të Kesha "Supernatural" e di se ajo ka pasur gjithmonë një vend për fantazmat. Pra, ndërsa mendimi që Kesha të...

14:46

Karl Lagerfeld, tema e “Met Gala 2023”

Bota e modës po nderon të ndjerin Karl Lagerfeld. Muzeu Metropolitan i Artit njoftoi të premten se tema në Met Gala, do të jetë Karl Lagerfeld: Një linjë e buku...

13:35

Borxhi i Amber Heard jo vetëm ndaj Johnny Depp

Amber Heard është e mbytur me borxhe “deri në fyt.” Pas humbjes në gjyq kundër ish-bashkëshortit të saj, ylli i “Aquaman” i detyrohet më shumë se 10 milion doll...

12:29

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI