Flash

Berisha: Në krye të policisë bashkiake është një trafikant

Lapsi.al 3 October 2022
Berisha: Në krye të policisë bashkiake është një

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta për mënyrën si është sjellë qeveria me administratën publike. Berisha tha se kryeministri Rama po përdor standarde korruptive për emërimet. Berisha tha se në krye të policisë bashkiake është një trafikant.

“Sot për shkak të standardeve kryekëput korruptive të kryeministrit, korrupsioni është i shpërndarë në të gjithë administratën. E fundit që kërkohet është eficenca, aftësia, integriteti i figurës morale të punonjësit.

Ju jeni dëshmitarë se si mediat raportojnë çdo ditë për riciklim trafikantësh në poste të rëndësishme. Të korruptuar shkojnë në poste të ndryshme. Drejtësia është pothuajse e paralizuar. SKAP-i i partisë ka 3 vite dhe nuk ka realizuar apo penalizuar dot as gjysmën në 3 vite të atyre që ka penalizuar task-forca antikorrupsion në 2007-ën, vitin e parë të jetës së saj.

Kjo politikë klasiste e ndjekur ndaj jush. Kryekëput krasiste. Ka qenë një traumë jo vetëm për ju, por për të gjithë shoqërinë shqiptare. Shoqëria de facto përballet me një administratë të dominuar nga njerëz të papërgjegjshëm.

Por marr një shembull. Në krye të policisë bashkiake të Tiranës vendoset një trafikant droge. Vazhdimisht kjo polici kapet duke shpërndarë kokainë, në vend që të ofrojnë shërbime.

Nuk ekziston asnjë standard pune për ta. Në një ushtri prej 190 mijë punonjësish paguhet pra, pothuajse 3 herë më shumë se në vitin 2013, nga taksapaguesit shqiptarë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI