Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Amerika sanksionon kryeministrin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës dhe një biznesmen të lidhur me Millorad Dodik

Lapsi.al 3 October 2022
Amerika sanksionon kryeministrin e Federatës së Bosnjë e

Kryeministri i Federatës të Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novalliq, dhe Sllobodan Stanoviç, biznesmen i lidhur me liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, janë personat e fundit që Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar.

Më 3 tetor, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Departamentit amerikan të Thesarit, tha se këta dy persona janë sanksionuar për shkak të minimit të institucioneve demokratike “për përfitime personale dhe për të shpërblyer rrjetet e tyre të patronazhit”.

“Ne do të vazhdojmë të shënjestrojnë personat që destabilizojnë rajonin, por edhe mbështetësit e tyre, duke i mbajtur përgjegjës”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E.Nelson.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Thesarit, kryeministri Fadil Novalliç, ka keqpërdorur të dhënat e pensionistëve për përfitimin e partisë së tij, duke shkelur ligjet e Bosnjë e Hercegovinës.

“Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve më 2018, Novalliç përdori të dhënat e pensionistëve, që i kishte marrë përmes pozitës së tij zyrtare, dhe u dërgoi letra me një listë të arritjeve të tij duke premtuar rritje të pensioneve. Ky veprim shkel ligjet e Bosnjë e Hercegovinës dhe reflekton mbi veprimet e tij të përsitura për të përdorur pozitën politike për përfitime personale apo të partisë së tij, duke minuar proceset demokratike apo institucionet e Bosnjë e Hercegovinës”, tha SHBA-ja.

Ndërkaq, biznesmeni Sllobodan Stankoviç, një prej njerëzve më të pasur në Bosnjë dhe pronar i një firme inxhinierike, Integral, në Republikën Sërspka, sipas SHBA-së është i lidhur me korrupsion në sektorin e ndërtimit, pasi kompania e tij, ka fituar disa prej projekteve më të mëdha në Republikën Sërpska.

“Shumica e projekteve të mëdha ndërtimore shpesh i jepen Stankoviçit pa garë të hapur dhe të drejtë. Shumica e pasurisë së tij vjen nga paratë publike”, tha SHBA-ja.

Stankoviç po ashtu është ish-pronar i televizionit Alternativa, që është subjekt i sanksioneve të SHBA-së. Kjo media është nën kontrollin personal të anëtarit të presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik.

Dodik po ashtu është në mesin e personave të sanksionuar nga SHBA-ja. Ai fillimisht ishte sanksionuar më 2017 dhe më pas në dhjetor të vitit 2021.

Uashingtoni tha se të gjitha pronat e personave të sanksionuar më 3 tetor do të bllokohen dhe po ashtu do të ndalohet bërja e biznesit me ta nga individët në SHBA.

Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë sanksionuar dhjetëra persona në Bosnjë dhe më 26 shtator vendosën sanksione edhe ndaj Prokurores së Shtetit, Diana Kajmakoviç./REL

Të këshilluara

Shpallet fituesi i çmimit Nobel në mjekësi

Svante Pääbo është fituesi i çmimit Nobel në mjekësi për vitin 2022. Ai fitoi çmimin me motivacionin për zbulimet e tij në lidhje me gjenomet e homininëve të zh...

13:25

Medvedev kërcënon me luftë botërore

Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev bëri një tjetër deklaratë të ashpër kundër presidentit ukrainas, Zelensk...

10:44

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI