Flash

Ahmetaj: E vërteta e largimit tim nga qeveria dhe postet në PS

Lapsi.al 3 October 2022
Ahmetaj: E vërteta e largimit tim nga qeveria dhe postet në PS

Arben Ahmetaj flet për herë të parë pas largimit nga qeveria dhe të gjitha posteve në PS. Në një intervistë për Vizion+, Ahmetaj foli edhe për akuzat e opozitës për inceneratorët. Vendimin e kryesisë së Partisë Socialiste për t’i hequr së fundmi edhe drejtimin politik të qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj thotë se e priti me kënaqësi.

“Me shumë kënaqësi. Riorganizimi është normal. Ndodh shpesh. Ka ndodhur. Do të ndodhë. Nuk ka ndonjë gjë të re” – tha Ahmetaj. Madje largimin e radhës edhe nga detyra drejtuese brenda partisë, pasi në korrik u shkarkua nga zëvendëskryeministër dhe ministër shteti për rindërtimin, Arben Ahmetaj thotë se është proces i zakonshëm riorganizimi.

“Unë dhe Partia Socialiste dhe të gjithë kolegët jemi një. Këto janë vetëm telenovela, por si duket nuk ka lajme. Ka nga këto lajme kështu që nuk e ngrefin dhe ndoshta ju kërkoni këto lajmet e vogla që ndoshta e ngrehin” - shton Ahmetaj.

Ish-numri “2” i qeverisë e përjashtoi mundësinë se mosmbajtja e asnjë detyre kryesore lidhet me aferën korruptive të inceneratorëve.

“Çfarë lidhje kam unë me inceneratorët. Ato janë vepra në ndërtim. Çfarë kë ketë lidhje, më thuaj si e lidh ti?” – tha Ahmetaj.

Ahmetaj u pyet për akuzat e LSI-së dhe Partisë Demokratike.

“Emrin, kanë përmendur edhe tëndin, edhe të të gjithëve. Unë nuk dua t’ia di se kush e përmend emrin tim. Nuk është se më emocionon ndonjë gjë. Është çështje që është në diskutim në institucionet përkatëse. Ju doni të bashkoni pika që nuk ekzistojnë” – tha ai.

Ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë, më pas njeriut që iu besua Rindërtimi dhe numri dy i qeverisë, sot Arben Ahmetaj është një deputet i thjeshtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI