Flash

Tahiri bën një tjetër lëvizje për të lënë qelinë

Lapsi.al 2 October 2022
Tahiri bën një tjetër lëvizje për të

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bën një tjetër lëvizje për t’ë lënë qelinë. Ai është duke vuajtur dënimin me 3.5 vite në burgun e Lushnjes. Mësohet se Tahiri ka kërkuar nga Gjykata e Elbasanit që t’i njihet dënimi me shërbim prove. Ky dënim iu dha më 19 shator 2019 nga ish-gjykata për Krime të Rënda.

Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti. Më pas ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie. Gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove.

Nëse kërkesa e tij pranohet ai përfiton ulje të të paktën 1.6 vite burg. Gjykata e Elbasanit, ka vendosur që shqyrtimi i kësaj kërkese të bëhet më 10 tetor. Tahiri ndodhet në burg prej 8 muajsh i shpallur fajtor për akuzën shpërdorimit të detyrës.

Në fillim u dërgua në burgun e Fierit. Më pas me kërkesë të tij u zhvendos në burgun e Lushnjës. Në media u përfol se Tahiri u zhvendos për shkak të përplasjeve me drejtorin e burgut të Fierit. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Sherr me drejtorin e burgut? Avokati tregon pse u zhvendos Tahiri

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI