Flash

Nëndetësja bërthamore ruse nis lëvizjen, NATO në alarm

Lapsi.al 2 October 2022
Nëndetësja bërthamore ruse nis lëvizjen, NATO në alarm

Nëndetësja bërthamore ruse K-329 Belgorod po lëviz në detet e Arktikut. Ka dyshime se misioni i saj është të testojë raketën siluruese Poseidon. Ajo është e aftë të lëshojë raketa bërthamore 10 mijë km larg. Kështu thuhet në një raport të NATO-s, të cituar nga “La Repubblica”.

Sipas tij Aleanca Atlantike është në gatishmëri po dhe monitoron çdo lëshim të mundshëm të silurëve nga nëndetësja. 184 metra e gjatë dhe 15 metra e gjerë, Belgorod mund të lundrojë nën ujë me rreth 60 kilometra në orë dhe me një autonomi praktikisht të pakufizuar. Besohet se mund nëndetesja të qëndrojë 120 ditë pa dalë në sipërfaqe.

Ditët e fundit ajo është përmendur edhe në analizat për sabotimin e mundshëm të Nord Stream. Gjithsesi nuk ka asnjë provë në lidhje me këtë. Gazeta shton se dyshimi i NATO-s është transmetuar në komandat aleate. Ajo mund të testojë Poseidonin në zonën e Detit Kara.

Me emrin e koduar "Status-6" ajo ka një silur 24 metra të gjatë. Ai është i aftë të mbajë një kokë atomike ndoshta 2 megaton. Raketa silur ishte projektuar për të shpërthyer pranë bregut duke shkaktuar një 'cunami radioaktiv'. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI