Flash

Lirohen 6 vajzat e huaja dhe tutorja kolumbiane: Erdhëm me dëshirë

Lapsi.al 2 October 2022
Lirohen 6 vajzat e huaja dhe tutorja kolumbiane: Erdhëm me

Gjykata e Tiranës ka lënë të lira 6 vajzat e huaja dhe tutorja kolumbiane që u arrestuan dy ditë më parë. Ato u akuzuan si pjesë e një rrjeti prostitucioni në kryeqytet.

Lismar Maryelis John Perez, Leidi Yaritza Anillo Bolano, Yuri Lorena Vargas Sanchez, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, Margarita Grushevskaia dhe Laura Vanesa Mercado Baselga janë lënë në “detyrim paraqitje”.

Vajzat të moshave nga 21 në 31 vjeç nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia ushtronin prostitucion në kryeqytet. Policia tha se ka arrestuar edhe një 30-vjeçare kolumbiane që konsiderohet si organizatore e këtij rrjeti.

Ato ishin akomoduar në banesa me qira, në zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave.

U proceduan penalisht edhe 4 shqiptarë që kishin dhënë me qira banesat e tyre. Gjatë seancës gjyqësore kanë deklaruar se në Shqipëri kanë ardhur me dëshirë për të punuar si eskorta. Klientët i prenotonin përmes internetit në një faqe të dedikuar për këtë qëllim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI