Flash

E djathta e Bojko Borisov fiton zgjedhjet në Bullgari

Lapsi.al 2 October 2022
E djathta e Bojko Borisov fiton zgjedhjet në Bullgari

Partia bullgare GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov duket se ka marrë një fitore të ngushtë në zgjedhjet e së dielës. Exit Poll-et e Gallup International dhe Alpha Research raportuan se GERB e qendrës së djathtë ka marrë 23.6% - 25.5% të votave. Rivali kryesor i saj, reformisti “Ne vazhdojmë ndryshimin” e Kiril Petkov, kabineti i të cilit u rrëzua në qershor ndiqte me 19.5% - 19.9% të votave.

Nëse ky rezultat konfirmohet, pritet të ketë bisedime të vështira për qeverinë e re. Mund të kemi sërish një parlament të përçarë ose zgjedhje të tjera. Këta janë zgjedhjet e katërta në më pak 2 vjet. Duket se votuesit kërkuan qëndueshmëri për shkak të inflacionit të fortë dhe luftës në Ukrainë.

Një qeveri e dobët do të zgjaste paqëndrueshmërinë e politikës. Kjo do të rriste rrezikun që Sofja të humbiste vitin 2024 për hyrjen në “zonën euro”. Shumë nga kundërshtarët politikë të Borisovit e akuzojnë atë se ka lejuar përhapjen e korrupsionit. Borisov qëndroi 10 vjet në pushtet deri pranverën e kaluar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI