Flash

Rama dhe Veliaj zbulojnë planin për një kullë tjetër në mes të Tiranës

Lapsi.al 1 October 2022
Rama dhe Veliaj zbulojnë planin për një kullë tjetër

Tjetër kullë në Tiranë. Sot po zhvillohet Konkursi Ndërkombëtar për projektin fitues midis 5 studiove të arkitekturës bashkëkohore për ndërtimin e “Tirana Multifunctional Center”. Kryebashkiaku i Tiranë e ka shpërndarë videon ku po paraqiten projektet e kërkuara nga qeveria shqiptare me shënimin si vijon.

“Tirana Multifunctional Center”- Konkursi Ndërkombëtar për projektin fitues mes 5 studiove prestigjoze të arkitekturës bashkëkohore, për një ndërtim tejet ambicioz në qendër të Tiranës, i cili do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin tonë".

Ndër prezantimet, vihet re ndërtimi i një kulle shumëkatëshe në zemër të kryeqytetit. Kula ndodhet pas Teatrit të Operas dhe të Baletit. Për të, ër të cilin arkitekti drejtues që e prezantoi tha se ishte mbështetur në traditën shqipptare e konkretisht, në stilin e shtëpisë së Zekatëve në Gjirokastër, të Pallatit me Kuba në Tiranë, të qytetit të njëmijë dritareve dhe kështjellës së Beratit.

Sikurse shihet nga pamjet, kulla e re që propozohet ngrihet pikërisht mbi lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Lexo më tej: “Syri i Tiranës”, kulla që u bë mollë sherri mes rilindasve 

Lexo më tej: A janë të Edi Ramës kullat që po legalizohen? 

Lexo më tej: Kullat dhe apartamentet tek ish-Blloku arrijnë 5,000 euro/m 

Publikimi në FB: 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Parashikoni i motit për sot. Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ato të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore, ...

08:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI