Flash

Rama: Çmimi i energjisë do të rritet në nëntor

Lapsi.al 1 October 2022
Rama: Çmimi i energjisë do të rritet në nëntor

Ndërsa dje bëri publik vendimin për mos hyrjen në fuqi të fashës 800 KWH, ditën e sotme gjatë një bashkëbisedimi në Facebook, kryeministri Edi Rama bëri me dije se fasha do të vendoset në nëntor.

Rama bëri me dije se në bazë të kushteve të motit, ky vendim mund të rimendohet sërish.

"Nëse trendi i kursimit do të vazhdojë dhe nëse reshjet do të vazhdojnë, ne do ta kalojmë pa asnjë problem. Në nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat. Kjo është objektive", tha Rama.

Lexo më tej: Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama 

Rama iu përgjigj një komentuesi në rrjetet sociale në lidhje me arsyet e shtyrjes së rritjes së cmimit të energjisë me vendosjen e fashës. Rama tha se shtyrja nuk ka lidhje me “tenxheren e zemërimit” të qytetarëve.

"E dije si po vlonte tenxherja e zemërimit, ruajte qeverinë dhe zgjedhjet lokale," shkruante një qytetar.

"Nuk ka kryeministër në planet dhe ai më i keqi që të mos shfrytëzojë çdo lloj mundësie për të bërë më të mirën kur vjen puna tek prekja drejtpërdrejt e të përditshmes. Që do të thotë që për asnjë arsye në botë, nuk do të thosha diçka që është e pavërtetë. Se e vërteta do dilte shumë herë më shpejt se sa do ndihmonte mungesa e kujtesës lidhur me atë që u tha. Nuk ka lidhje me asnjë tenxhere zemërimi e tenxhere grumbullimesh, por ka lidhjke me një fakt që e shpjegova. 

Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë vendosjen e fashës. E mos e vendosim në muajin tetor, ta shtyjmë jo të heqim dorë. Reshjet, që kanë shtuar kuotat në hidrocentrale dhe në Fierzë, dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët se sa parashikimi. Këtë nevojë mund të vijojmë ta përballojmë pa pasur kërcënim në aspektin financiar," tha Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Parashikoni i motit për sot. Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ato të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore, ...

08:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI