Flash

Ngadalëson ekonomia/ Në tre mujorin e dytë u rrit me 2,2 përqind

Lapsi.al 1 October 2022
Ngadalëson ekonomia/ Në tre mujorin e dytë u rrit me 2,2

Ekonomia shqiptarë ka frenuar ritmet e rritjes në tremujorin e dytë të viti. Duke reflektuar efektet e krizës së çmimeve që ka përfshirë globin.

Sipas Institutit të Statistikave ekonomia u rrit vetëm me 2.2% përgjatë kësaj periudhe. Duke u ngadalësuar në raport me një tremujor më parë kur ky tregues ishte 5.9%.

Degët që kanë dhënë kontribut pozitiv në ecurinë e ekonomisë këtë periudhë janë tregtia e transporti, aktivitetet e pasurive të paluajtshme. Duke mos ndalur rritjen si dhe aktivitetet financiare të sigurimit.

Ndërsa ndërtimi nga ana tjetër ka frenuar rritjen duke kontribuar negativisht në ekonomi këtë tremujor. Sëbashku me industrinë nxjerrëse dhe përpunuese.

Shtrenjtimi i fortë i çmimeve veçanërisht pas luftës në Ukrainë ka prekur buxhetet e qytetarëve. Duke bërë që të ulin shpenzimet për aktivitetet argëtuese. Si dhe aktivitete të tjera shërbimi, pasi statistikat flasin për tkurrje të tyre në tremujorin e dytë.

Sinjale pozitive vijnë edhe nga bujqësia, një ndër sektorët më me peshë në ekonomi dhe në punësim. Megjithatë, sipas INSTAT ritmet e rritjes së kësaj dege të ekonomisë kanë qenë më të moderuara në raport me sektorët e tjerë si real estate. Apo edhe aktivitetet e tregtisë e shërbimit.

Përgjatë tremujorit të dytë, konsumi final i popullatës që përbën edhe peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi shënoi rënie në raport me një tremujor më parë. Duke pasqyruar edhe goditjen e shtrenjtimit të çmimeve për mallra e shërbime.

Rënie po ashtu shënoi edhe konsumi final i qeverisë, që duket se është treguar më e moderuar në shpenzime këtë periudhë./ TCH

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Parashikoni i motit për sot. Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ato të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore, ...

08:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI