Flash

Meta: Pensionistët në kufi të varfërisë ekstreme

Lapsi.al 1 October 2022
Meta: Pensionistët në kufi të varfërisë ekstreme

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se grupmoshat e tretë janë më të rrezikuarat për të përfunduar drejt varfërisë ekstreme. Kjo si rezultat i situatës së vështirë ekonomike.

Meta reagoi me rastin e 1 tetorit, Ditës Ndërkombëtare e të Moshuarve. Ish-Presidenti është shprehur se rritja e pensionit ndaj grupmoshave të treta është një detyrim madhor që duhet të realizohet.

“1 Tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarëve.

Qëllimi i kësaj dite për të rritur sensibilizimin për më shumë përkujdesje për personat e moshës së tretë, ka një rëndësi akoma dhe më të madhe për vendin tonë këtë vit. Pasi të moshuarit në Shqipëri janë ata që po goditen më shumë nga rritja e kostos së jetesës.

Pensionet e ulëta janë të pamjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Aq më tepër të medikamenteve apo shpenzimeve mjekësore.

Personat e grupmoshës së tretë janë më të rrezikuarit për të përfunduar drejt varfërisë ekstreme si rezultat i kësaj situate të vështirë.

Të moshuarit në Shqipëri meritojnë një trajtim dinjitoz. Dhe, jo paketa lëmoshe dhe qesharake të Qeverisë për përballimin e krizës së çmimeve.

Rritja e pensioneve është një detyrim madhor për brezin e moshës së tretë”. Kështu u shpreh Meta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Parashikoni i motit për sot. Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ato të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore, ...

08:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI