Flash

42 qytetarë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, nuk shënohet asnjë viktimë

Lapsi.al 1 October 2022
42 qytetarë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit,

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat mbi situatën pandemike në vend. Në njoftim thuhet se asnjë humbje jete nuk është shënuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Nga 722 testime kanë qenë 42 qytetarë të infektuar, ndërsa janë 66 të shëruar.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

"Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 722 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki: 24 në Tiranë, 6 në Durrës, nga 2 qytetarë në Shkodër, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetarë në Lezhë, Krujë, Kavajë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.

Janë 482 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,046 që nga fillimi i epidemisë.", thuhet në njoftim.

Statistika (1 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 42

Të shëruar në 24 orë 66

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 722

Testime totale 1,982,318

Raste pozitive 331,117

Raste të shëruara 327,046

Raste Aktive 482

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive me Covid-19 sipas qarqeve:

Tiranë 254

Elbasan 40

Fier 37

Vlorë 31

Durrës 22

Gjirokastër 23

Dibër 20

Lezhë 20

Shkodër 13

Korçë 10

Berat 9

Kukës 3

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI