Flash

Vrasja e Pjetër Kolës, shoqërohet në polici një grua nga Berati

Lapsi.al 30 September 2022
Vrasja e Pjetër Kolës, shoqërohet në polici një grua

Hetimet e policisë për vrasjen e Pjetër Kolës në zonën e Pukës kanë çuar agjentët në gjurmët e një tjetër personi. Një grua e cila mësohet se është shoqëruar tanimë. Gruaja e shoqëruar është nga Berati dhe është ndaluar pasi mendohet se ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Vrasja e 44-vjeçarit Pjetër Kola dyshohet se ndodhi në një magazinë në fshatin Korthpulë, pas prishjes së pazareve të drogës. Deri tani të arrestuar për ngjarjen janë dy banorë të zonës. Një grua nga Cërriku dhe e sapondaluara nga Berati.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes, Martin Përgjini mbetet ende në arrati. Dyshohet se në magazinën e drogës që u bë shkak për vrasjen e Kolës më 27 shtator, punonin gra nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Dhe, ndër punonjësit e angazhuar aty ishin edhe shtetas të huaj.

Pjetër Kola nga fshati Ungrej i Lezhës fillimisht u dërgua nga dy persona ende të paidentifikuar në qendrën shëndetësore në Vaun e Dejës. Ata më pas e braktisën aty.

Më pas nga aty u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës për mjekim më të specializuar dhe policia njoftoi se 44-vjeçari ndërroi jetë në spital./BW/

Lexo më tej: Eleminimi i Pjetër Kolës në Pukë, shpallet në kërkim autori 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI