Flash

Suedia ndalon vaksinimin e adoleshëntëve kundër Covid-19

Lapsi.al 30 September 2022
Suedia ndalon vaksinimin e adoleshëntëve kundër Covid-19

Autoriteti Shëndetësor suedez ka ndaluar vaksinimin e adoleshentëve të shëndetshëm të moshës 12 deri në 17 vjeç kundër Covid-19, për shkak të rrezikut shumë të vogël që ata mund të zhvillojnë simptoma të rënda të sëmundjes në këtë moshë.

Masa do të hyjë në fuqi më 31 tetor.

“Nga 1 nëntori, rekomandimi dhe rrjedhimisht propozimi i vaksinimit do të zbatohet vetëm për grupet më të rrezikuara”, thuhet në deklaratë.

Në fillim të shtatorit, Britania e Madhe hoqi rekomandimin e saj për të vaksinuar fëmijët nën 11 vjeç pa probleme shëndetësore. Ndërsa personat mbi 18 vjeç në Suedi mund të marrin tre doza të vaksinës. Në vendin nordik, doza e katërt rekomandohet për personat mbi 65 vjeç.

Suedia, e cila zbatoi një strategji që në përgjithësi ishte më pak e rreptë se vendet e tjera në Europë kundër Covid-19, shënoi rritje të viktimave gjatë verës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI