Flash

Selena Gomez reagon ndaj intervistës së Hailey Bieber

Lapsi.al 30 September 2022
Selena Gomez reagon ndaj intervistës së Hailey Bieber

Selena Gomez ka reaguar së fundmi ndaj intervistës virale të podcast-it të Hailey Bieber. Përmes TikTok, Selena ka folur rreth mirësisë dhe rëndësisë së fjalëve,

“Është tepër ironike që do të publikoja diçka që ka të bëjë me fjalë të mira, sepse kjo është pikërisht ajo që dua”, tha Gomez. "Nuk është e drejtë sepse askujt nuk duhet folur kurrë në mënyrën që kam parë".

“Nëse e mbështesni Rare, nuk mund t'ju falënderoj sa duhet,” vazhdoi këngëtarja, “por dijeni se ju po përfaqësoni gjithashtu: Fjalët kanë rëndësi, me të vërtetë kanë rëndësi” përfundoi Gomez.

Ndërkohë, Hailey zbuloi në podkastin "Call Her Daddy", se kishte folur me Gomez pas martesës me Justin Bieber në shtator 2018.“Kam respekt ”, tha modelja duke shtuar se mes tyre nuk ka “asnjë dramë personalisht”.

"Ajo nuk më ka borxh asgjë," vuri në dukje Bieber . “Asnjëri prej nesh nuk i detyrohet askujt përveç respektit. E respektoj shumë dhe mendoj se nuk ka pritshmëri mes nesh. Unë e respektoj atë.”

Në lidhje me fejesën me Justin vetëm disa muaj pas ndarjes së tij përfundimtare nga Selena Gomez, themeluesja e  Rhode Skin shpjegoi: “Të gjithë ne e dimë se cfarë ndodhi, prandaj mund të largohemi prej saj me qartësi .”

Hailey gjithashtu në mënyrë indirekte iu drejtua fansave "Jelena", duke sqaruar se ajo kurrë nuk e "vodhi" Justinin nga Gomez. Ajo u shpreh se kjo gjë nuk është në "karakterin" e saj.

"Unë kurrë nuk do të doja të hyja në një lidhje ,të fejohesha, të martohesha. Nuk është në karakterin tim. Plus, do mendoja : " A ka ai ende ndjenja për të", rrëfeu ajo duke treguar se Bieber  “mbylli plotësisht” “kapitullin” e tij me Selenan përpara se ta çonte marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër./Laps.al

Të këshilluara

Rikthehet podcasti i Meghan Markle

Podkasti i Meghan Markle në Spotify "Archetypes" do të rikthehet më 4 tetor, njoftoi platforma e transmetimit. Markle ndaloi publikimin e episodeve të reja n...

17:15

Hailey Bieber: E vlerësoj shumë Selena-n

Hailey Bieber ka zbuluar së fundmi se ka folur me Selena Gomez pas martesës së saj me Justin Bieber në shtator 2018. Gjatë podcastit, 'Call Her Daddy' , Hail...

12:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI