Flash

Rusia shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës

Lapsi.al 30 September 2022
Rusia shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës

Vladimir Putin ka shpallur zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës në një ceremoni në Moskë.

“Njerëzit kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe kjo është zgjedhja përfundimtare”, tha ai.

Vladimir Putin ka kërkuar një minutë heshtje për të kujtuar ushtarët rusë që kanë humbur jetën. Ai tha se ushtarët vdiqën gjatë operacioneve speciale dhe ata janë heronjtë e Rusisë. Ata vdiqën duke luftuar për tokat, tha ai.

Putin vazhdon të pretendojë se njerëzit e Donbasit kanë qenë “viktima të sulmeve terroriste çnjerëzore të kryera nga regjimi i Kievit”. Udhëheqësi rus ka pohuar prej kohësh se Ukraina po synon rusishtfolësit në Ukrainën lindore dhe vazhdimisht ka bërë akuza të pabaza se Ukraina ka kryer gjenocid në lindje të vendit.

Aneksimi i provincave lindore dhe jugore nga Rusia vjen pas asaj që Ukraina dhe vendet perëndimore thanë se ishin vota të rreme të organizuara me armë në zonat e pushtuara nga Rusia në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Territori që kontrollon Rusia arrin në më shumë se 90,000 km katrorë, ose rreth 15% e sipërfaqes totale të Ukrainës – e barabartë me madhësinë e Hungarisë ose Portugalisë.

Në shkurt, Putin njohu pavarësinë e republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI