Flash

Rama zmbrapset nga rritja e çmimit të energjisë elektrike: Ka rënë shi, shfrytëzojmë çdo mundësi

Lapsi.al 30 September 2022
Rama zmbrapset nga rritja e çmimit të energjisë elektrike: Ka

Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë. Përmes një video mesazhi, Rama ka theksuar se nga nesër nuk do të hyjë në fuqi rritja për fashën mbi 800 kw. Ky vendim sipas kryeministrit erdhi i nxitur edhe nga situata e fundit meteorologjike dhe sasia e reshjeve të rëna.

Lexo më shumë: Rama për energjinë: Kush harxhon më shumë se 800 kWh, paguan me çmim tregu

Fjala e Ramës:

"Pa dashur t’ju marrë kohë e t’ju lodh me shumë fjalë, jam këtu për t’ju thënë se sot kam një lajm pozitiv. Ky lajm erdhi pas një diskutimi që kemi zhvilluar mbrëmë deri vonë. Në 1 shtator kur ne vendosëm fashën me çmim të mbrojtur deri 800kw, kërkesa për energji nga KESH ishte rreth 17, 000 Kwh. Sot është rreth 11, 000 Kwh. Në 1 shtator kur lançuam fashën mbi 800 Kwh, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot. Pa diskutim në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta. Por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë.

Nga ana tjetër ditët e fundit, kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë, te burimi kryesor i energjisë. Presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit.

Prandaj në këto kushte, bazuar sigurisht në një analizë shumë më të detajuar të të gjithë parametrave teknikë dhe të projeksioneve, si dhe me angazhimin e plotë për të shfrytëzuar çdo mundësi dhe hapësirë që krijohet që ta lehtësojmë sadopak barrën faktike, por dhe atë psikologjike të kësaj situate, mbi të gjitha familjet, të cilën s’e ka krijuar qeveria, po qeveria e ka barrën ta menaxhojë sa më mirë të jetë e mundur, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 Kw të mos hyjë në fuqi në muajin tetor.

E ndërkohë që të gjithë duhet të jenë sa më të vëmendshëm. Ta kursejnë sa më shumë energjinë. 

Askush nuk duhet ta verë në dyshim se unë dhe kjo qeveri do të bëjmë më të mirën.Inflacionin e ka sjellë lufta. Nuk e ka sjellë qeveria. Qeveria do të jetë në krye të detyrës. Njësoj siç ia dolëm më së miri me tërmetin dhe me pandeminë, do t’ia dalim edhe me këtë fatkeqësi të re që ka rënë mbi botën, e veçanërisht mbi Europën ku jetojmë."

Të këshilluara

Arrestohen dy të shumëkërkuar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë orga...

10:19

Rrëzohet pema në Tiranë, zë poshtë makinën

Një incident ka ndodhur këtë të premte në Tiranë në rrugën ‘Sami Frashëri’. Një pemë është rrëzuar duke zënë poshtë një makinë. Ende nuk dihet nëse ka të lëndua...

09:27

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI