Flash

Përplasja për energjinë, komenton Zëri i Amerikës

Lapsi.al 30 September 2022
Përplasja për energjinë, komenton Zëri i Amerikës

Në Tiranë, qeveria vendosi që çmimet e reja të energjisë mbi masën 800 kilovat/orë të mos hyjnë në fuqi më 1 tetor. Kjo për shkak të rënies së kërkesës për energji dhe shtimit të rezervave në hidrocentrale.

Kryeministri Rama tha sot se kursimi i energjisë është mënyra kryesore për ta kaluar dimrin pa kufizime energjie.

“Në 1 shtator kur ne vendosëm fashën me çmim të mbrojtur deri 800 kilovat/orë, kërkesa për energji nga KESH ishte rreth 17 mijë kilovat/orë. Sot është rreth 11 mijë kilovat/orë. Në 1 shtator kur linçuam fashën mbi 800 kilovat/orë, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot. Pra, dhe në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta, dhe rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë”. Kështu tha zoti Rama.

Lexo më tej: Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama 

Qeveria dhe Enti Rregullator i Energjisë miratuan një çmim 4 herë më të lartë të energjisë elektrike, për ata konsumatorë familjarë, që do të harxhojnë mbi 800 kilovat/orë. Ndërsa për ata që nuk e kalojnë këtë nivel, nuk do t’i prekë çmimi i ri.

Sipas studimit të qeverisë, rreth 96 për qind e popullatës konsumon mesatarisht 800 kv. Dhe, vetëm 4 për qind e kapërcejnë këtë prag.

Opozita shprehu shqetësim mbi pafuqinë e buxheteve familjare për të paguar energjinë. Ajo shprehu shqetësim edhe për mungesën e politikave shtetërore në diversifikimin e burimeve të energjisë.

Përfaqësues të saj pohuan se çmimet e reja do të prekin një masë më të madhe qytetarësh nga sa thonë zyrtarët.

Sipas tyre, qeveria po abuzon me çmimin dhe menaxhimin e energjisë elektrike. Sipas opozitës, peshën kryesore qeveria ia la konsumatorëve familjarë dhe favorizon kompanitë kliente të saj./Zëri i Amerikës

Lexo më tej: Shpjegimi/ Pse çmimi i lirë i energjisë është meritë e Berishës dhe Ramës 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI