Flash

Pas ndarjes nga Pique, Shakira rikthehet me ish partnerin

Lapsi.al 30 September 2022
Pas ndarjes nga Pique, Shakira rikthehet me ish partnerin

Shakira po përflitet së fundmi në media për një rikthim me ish partnerin, Antonio de la Rua. Ajo kishte një lidhje prej më shumë se 11 vitesh me De la Ruan, me të cilin u nda para se të fillonte romancën me Gerard Pique.

Karina Lavícoli, nga programi televiziv argjentinas 'Socios del Espectáculo', tregoi se djali i ish-presidentit Fernando de la Rúa dhe Shakira kanë pasur  kontakte përmes telefonit . Gjithashtu, Antonio është i gatshëm të ndihmojë artisten në gjithçka që i nevojitet.

" Shakira dhe Antonio de la Rúa kanë rifilluar kontaktet . Ata do të takohen më vonë, sepse ajo po kalon një kohë shumë të vështirë", tha prezantuesja.

Këngëtarja nga ana tjetër u shpreh në një intervistë për "Elle" se për momentin nuk është në kërkim të një partneri sepse duhej  “të mbyllet ajo vrima në zemrën time dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”. Këngëtarja ka folur gjithashtu për ndarjen me Pique duke e përshkruar “jashtëzakonisht të vështirë”.

"Është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse ende po e kaloj. Jam në sy të publikut pasi  nuk është  një ndarje e rregullt,” u shpreh Shakira.“Dhe kështu ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi.”/Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/09/27/shakira-se-shpejti-ne-gjyq-per-evazion-fiskal/

Të këshilluara

"Hocus Pocus", së shpejti një muzikal

Producenti i Hocus Pocus 2" David Kirschner zbuloi se një përshtatje e filmit në Broadway është në punë. Producenti bëri të ditur lajmin gjatë podcastit "The Ar...

14:16

Rikthehet podcasti i Meghan Markle

Podkasti i Meghan Markle në Spotify "Archetypes" do të rikthehet më 4 tetor, njoftoi platforma e transmetimit. Markle ndaloi publikimin e episodeve të reja n...

17:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI