Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime e reshje shiu të pakta

Lapsi.al 30 September 2022
Parashikimi i motit: Kthjellime e reshje shiu të pakta

Vendi ynë vijon të dominohet nga vranësirat e shpeshta. Ato herë pas here do të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për reshje shiu të pakta. Sipas MeteoAlb, pritet që më të dukshme vranësirat dhe reshjet të jenë gjatë paradites. Ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë përmirësim gradual dhe të përkohshëm të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor. Kjo do të krijojë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Kosova në pjesën më të madhe të territorit do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në pothuajse gjithë ditën. Por në zonat Veriore dhe Veriperëndimore vranësirat pritet të jenë më të dukshme, ku herë pas here do të krijojnë mundësi për reshje shiu.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedoninë e Veriut do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme përgjatë gjithë 24 orëshit në të gjithë territorin. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të ditës. Ndërsa vranësirat më të shpeshta do të jenë pas mesdite në Maqedoninë e Veriut.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Skandinav dhe pjesërisht Jugu i kontinentit do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Ndërsa Europa Jugperëndimore dhe Qendrore do të jenë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Po ashtu në mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike do të jenë Ishujt Britanik dhe Lindja e kontinentit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI