Flash

Ngadalësohet ndjeshëm ekonomia në tremujorin e dytë, bien ndërtimi dhe energjia

Lapsi.al 30 September 2022
Ngadalësohet ndjeshëm ekonomia në tremujorin e dytë, bien

Ekonomia ka shfaqur shenja të forta ngadalësimi në tremujorin e dytë të vitit. Ajo ka reflektuar situatën e vështirë globale që është shkaktuar nga çmimet e larta dhe problemet me furnizimin si rrjedhojë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Po ashtu, rënie ka patur edhe sektori i ndërtimit dhe ai i energjisë.

Sipas INSTAT, ekonomia u rrit me vetëm 2.23% në tremujorin e dytë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ajo ka shfaqur ritmet më të ulëta që nga tremujori i fundit 2020, kur vendi sapo po e merrte veten nga pandemia. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ekonomia u rrit ndjeshëm me 17.6%. Ky zgjerim vinte pas tkurrjes së thellë prej 11% në 2020-n, kur vendi u mbyll për shkak të pandemisë.

Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 2,23%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2021. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët:

Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,68 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,65 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,33 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,31 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,26 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,06 pikë përqindje.

Negativisht kontribuuan aktivitetet: Ndërtimi me -0,49 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me -0,46 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me -0,32 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,09 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,29 pikë përqindje.

Ndërtimi mund të ketë rënë për shkak se ndërtuesit e punëve publike pezulluan përkohësisht aktivitetin, për shkak të rritjes së ndjeshme të kostove (shënim i Monitor).

Tremujori i dytë të vitit 2022 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,55%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 3,85%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rënie me 5,26%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 11,42%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 1,7%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 13,20 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 11,38%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 5,68%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rënie prej 3%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 5,36%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 2,59%.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rënie prej 1,16%.

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me një rritje prej 0,28%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rritje prej 6,74%. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rënie me 5,99%. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rritje prej 2,34 %. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pati një rënie me 3,38%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rritje prej 2,25%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rritje me 2,31%. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rritje prej 0,09%. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rritje prej 0,54%.

Aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rënie prej 0,16%. Taksat Neto mbi produktet patën një rënie me 0,24%.

Rritet konsumi i popullatës

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 8,95%.

Konsumi final i qeverisë pësoi rënie me 8,5%.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks pësoi rënie me 6,69%.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 9,07%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 17,63%.

Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, ndryshimet në krahasim me tremujorin paraardhës,

shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës pësoi rënie me 0,84% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.

Konsumi final i qeverisë pësoi një rënie me 0,82%.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks shënoi një rënie me 6,06%.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,63 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,90%.

Të këshilluara

Arrestohen dy të shumëkërkuar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë orga...

10:19

Rrëzohet pema në Tiranë, zë poshtë makinën

Një incident ka ndodhur këtë të premte në Tiranë në rrugën ‘Sami Frashëri’. Një pemë është rrëzuar duke zënë poshtë një makinë. Ende nuk dihet nëse ka të lëndua...

09:27

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI