Flash

Mori kallashin pas sherrit me 3 persona, arrestohet 17-vjeçari

Lapsi.al 30 September 2022
Mori kallashin pas sherrit me 3 persona, arrestohet 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë, potencialisht tragjike, është evituar nga policia në Tepelenë ditën e sotme. 17-vjeçari me iniciale R. H. është arrestuar, pasi ishte duke lëvizur nëpër qytet me një kallashnikov me vete.

Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me tre bashkëmoshatarë, është larguar, ka marrë një armë zjarri dhe më pas është rikthyer në vendin e konfliktit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit R. H., u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Detaje nga policia:

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm me pasoja të rënda për jetën i një konflikti mes disa adoleshentëve.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, me krehër me fishekë dhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë një 17-vjeçar.

Në sallën operative Tepelenë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen "15 Shtatori", Tepelenë, një shtetas qarkullonte me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi i shtetasit R. H., 17 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit automatik që ai mbante me vete.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me tre bashkëmoshatarë, është larguar, ka marrë një armë zjarri dhe më pas është rikthyer në vendin e konfliktit.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, shtetasi R. H., i cili në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit R. H., u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë janë shoqëruar edhe tre shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI