Flash

"Hocus Pocus", së shpejti një muzikal

Lapsi.al 30 September 2022
"Hocus Pocus", së shpejti një muzikal

Producenti i Hocus Pocus 2" David Kirschner zbuloi se një përshtatje e filmit në Broadway është në punë. Producenti bëri të ditur lajmin gjatë podcastit "The Art of Kindness" të Broadway Podcast Network.

“ Puna filloi para COVID-it. Ata po ndërtojnë një version Broadway të ‘Hocus Pocus’”, tha Kirschner. Nuk jam vetëm unë. Janë kaq shumë njerëz që sollën në jetë "Hocus Pocus" . Duke nisur nga skenari i regjisorit Kenny Ortega dhe Mick Garris  dhe tani një gjeneratë krejt e re po punon për të".

Vazhdimi i filmit risjell aktoret e njohura, Bette Midler, Sarah Jessica Parker dhe Kathy Najimy në rolin e motrave Sanderson. I vendosur 29 vjet pas ngjarjeve të filmit të parë, Hocus Pocus 2 sheh motrat e shekullit të 17-të të ringjallura pasi miqtë e shkollës së mesme ndezin qiriun Black Flame. Ata nisin një aventurë krejtësisht të re. Përveç tre aktoreve, kasti përfshin edhe Sam Richardson, Doug Jones, Hannah Waddingham, Whitney Peak, Belissa Escobedo, Lilia Buckingham, Froyan Gutierrez dhe Tony Hale.

Ndërsa fliste për ET për vazhdimin, Richardson tha se përvoja e tij në filmin e ri ishte “e pabesueshme”. “Të gjitha zonjat janë kthyer për Hocus Pocus 2.Ishte kaq e pabesueshme të ishe në film dhe t’i shikoje ato duke vendosur përsëri kapelat e vjetra dhe duke qenë personazhet e vjetër, tre motrat.” "Hocus Pocus 2"  publikohet ditën e sotme në Disney+. /Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/07/13/elton-john-zbulon-detaje-nga-muzikali-the-devil-wears-prada/

Të këshilluara

Rikthehet podcasti i Meghan Markle

Podkasti i Meghan Markle në Spotify "Archetypes" do të rikthehet më 4 tetor, njoftoi platforma e transmetimit. Markle ndaloi publikimin e episodeve të reja n...

17:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI