Flash

ERE: Çmimet e energjisë do rishikohen çdo muaj

Lapsi.al 30 September 2022
ERE: Çmimet e energjisë do rishikohen çdo muaj

Këtë të premte kryeministri Edi Rama njoftoi se nuk do të aplikohet fasha prej 800kWh për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kjo u kuptua sikur vendimi ishte zhbërë përgjithmonë. Në fakt sqarimi ka ardhur Enti Rregullator i Energjisë. Në një deklaratë të ERE thuhet se çmimet do të rishikohen çdo muaj në bazë të situatës.

“Çmimet e vendosura nga ERE mbeten të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022. Në situatën e emergjencës energjetike që ndodhemi, rishikimi i çmimeve do të jetë periodik.

Pra nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë do të reflektohen dhe nga ERE. Për shembull, nëse për muaji tetor FSHU sh.a do ta sigurojë energjinë nga KESH sh.a me çmimin 2.6Lekë/kWh, çmimi i energjisë për konsumatorin familjarë do të mbetet 9.5Lekë/kWh" - thuhet në njoftimin e ERE. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI