Flash

Ed Sheeran del në gjyq, shkak kënga 'Thinking Out Loud'

Lapsi.al 30 September 2022
Ed Sheeran del në gjyq, shkak kënga 'Thinking Out Loud'

Ed Sheeran është urdhëruar të dalë në gjyq në ShBA për pretendimet se ka kopjuar këngën Thinking Out Loud nga Let's Get It On i Marvin Gaye.

Një gjykatës mohoi ofertën e Sheeran për të pushuar çështjen. Ai tha se një juri duhet të vendosë për ngjashmëritë midis këngëve.

Pretendimi u parashtrua fillimisht në vitin 2018. Padi nuk erdhi nga familja e Gaye, por nga bankieri i investimeve David Pullman dhe një kompani, Structured Asset Sales.

Duke kërkuar 100 milionë dollarë dëmshpërblim, ata pretendojnë se Sheeran dhe bashkë-shkrimtarja e tij Amy Wadge "kopjuan dhe shfrytëzuan, pa autorizim apo kredi" këngën e Gaye. Të enjten, gjykatësi i qarkut të SHBA, Louis Stanton përmendi një mosmarrëveshje midis ekspertëve muzikorë në të dyja anët e padisë si arsye për urdhërimin e gjyqit.

Kjo nuk është hera e parë që Ed Sheeran përballet me probleme ligjore. Ai shkoi në gjyq për Shape of You në mars. Artisti u akuzua se kishte përdorur pjesë nga një këngë e vitit 2015 nga Sami Chokri dhe Ross O'Donoghue.

Megjithatë, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë arriti në përfundimin se nuk kishte plagjiaturë.

"Shpresoj që ky vendim do të thotë që në të ardhmen  pretendimet e pabaza si ky mund të shmangen. Kjo me të vërtetë duhet të marrë fund." "Është vërtet e dëmshme për industrinë. Rastësia do të ndodhë nëse 60,000 këngë publikohen çdo ditë në Spotify", u shpreh Sheeran.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga: BBC

Të këshilluara

Rikthehet podcasti i Meghan Markle

Podkasti i Meghan Markle në Spotify "Archetypes" do të rikthehet më 4 tetor, njoftoi platforma e transmetimit. Markle ndaloi publikimin e episodeve të reja n...

17:15

Hailey Bieber: E vlerësoj shumë Selena-n

Hailey Bieber ka zbuluar së fundmi se ka folur me Selena Gomez pas martesës së saj me Justin Bieber në shtator 2018. Gjatë podcastit, 'Call Her Daddy' , Hail...

12:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI