Flash

Deklaratat e Yuri Kim/ Berisha: Nuk takohet dot me mua pa kërkuar falje publike

Lapsi.al 30 September 2022
Deklaratat e Yuri Kim/ Berisha: Nuk takohet dot me mua pa kërkuar falje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së djeshme të ambasadores amerikane. Kujtojmë se Kim ka thënë se nuk takohet me persona të shpallur “non grata”. Po ashtu, ajo ka ritheksuar qëndrimin e saj se njeh Enkejeld Alibeajn në krye të PD.

Ndërkohë Berisha i ka bërë thirrje ambasadores Kim që t’i kërkojë falje publike demokratëve për frazën “Mos hani bar që të votoni Sali Berishën”. 

Fjala e Berishës:

"Ka disa pasaktësi jo të vogla. Së pari, zotimi i ambasadores se zyrtarët amerikanë dhe ajo personalisht nuk takohen me persona të dezinjuar është një deklaratë sikur ta kishte bërë Edi Rama. E them këtë sepse është gënjeshtër jo e vërtetë. Zyrtarët amerikanë janë takuar edhe me Dodikun. Cila qendron këtu? Kjo është një gjë e pavërtetë. PD mbetet e vendosur për të zhvilluar marrëdhëniet shumë të mira, miqësore dhe të gjithëanshme me SHBA-të. Ato janë aksioneri kryesor i sigurisë së botës së lirë. Nuk bëhet fjalë këtu për marrëdhënie me George Sorosin.

Non grata do jetë vendimi i qeverisë së PD por Sorosin. Në rastin konkret, ambasadorja që flet si guvernatore, siç e keni parë, shkon në një super harmoni me elementë të diskredituar kombëtarisht dhe botërisht si Edi Rama, Taulant Balla etj. Këtu erdhi në një udhëtim sekretari Mike Pompeo. Ishte lënduese për reputacionin e miqësisë mes dy vendeve kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur, Taulant Begojaris me Alket Hysenin. Unë mendoj se zonja ka përgjegjësi. Hysenin e kanë larguar nga partia si pjesë e mafias së pronave në Sarandë. Kjo e detyroi sekretarin që në njoftimin e tij t’u vërë vizë fare. Tha takova vetëm përfaqësues të opozitës iraniane. Përveç kësaj u bë e famshme ajo fraza e barit, Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve, Enver Hoxha “bar do hamë dhe imperializmit amerikan nuk i dorëzohemi, ambasadorja u tha demokratëve “Mos hani barë dhe të votoni Sali Berishën”. Këtu i ka prishur marrëdhëniet me Sali Berishën. Pa kërkuar ndjesë publike ndaj demokratëve, nuk takohet ajo me Berishën."

Të këshilluara

Arrestohen dy të shumëkërkuar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë orga...

10:19

Rrëzohet pema në Tiranë, zë poshtë makinën

Një incident ka ndodhur këtë të premte në Tiranë në rrugën ‘Sami Frashëri’. Një pemë është rrëzuar duke zënë poshtë një makinë. Ende nuk dihet nëse ka të lëndua...

09:27

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI