Flash

Besian Xhixha në SPAK: Po të flisja unë s'do ndodhte gjë në Fushë Krujë

Lapsi.al 30 September 2022
Besian Xhixha në SPAK: Po të flisja unë s'do ndodhte

Besian Xhixha këmbëngul që SPAK t’i japë statusin e të penduarit të drejtësisë. Ai u arrestua në qershor 2021, si pjesë e grupit kriminal që dyshohet se ekzekutoi vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia në Durrës. Xhixha konsiderohet si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Nuredin Dumanit.

Ai ka bërë një deklaratë të fortë në një nga seancat e fundit të zhvilluara në gjykatën e Posaçme për ecurinë e hetimeve për të dyshuarit e operacionit “Plumbi i Artë”.

“Nëse prokuroria do të kishte marrë dëshminë e time, nuk do të kishte kaq shumë të vrarë në Fushë Krujë e Fushë Kuqe” – ka thënë ai. Kështu ka nënkuptuar ekzekutimet mafioze të njerëzve të afërt të Ervis Martinaj, por edhe zhdukjen pa gjurmë të të shumëkërkuarit të drejtësisë.

Besian Xhixha dhe miku i tij, Enver Diva u arrestuan me urdhër të SPAK më 17 qershor 2021. Kjo pasi i penduari i drejtësisë, Klevis Alla i implikonte si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në prill të 2020.

Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve. Dyshohet se ata kanë qenë të parët që u kontraktuan për vrasjen nga Nuredin Dumani dhe Talo Çela. Plani dështoi pasi Enver Diva u prek nga covid. Pas arrestimit të Nuredin Dumanit, ky i fundit pasi mori statusin e të penduarit. Kjo e rëndoi situatën penale të Xhixhës, pasi ai e implikoi edhe në krime të tjera të rënda. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Dëshmia e Dumanit: Nuk doja t’a vrisja Doklen, por t’i merrja 500 mijë euro Martinajt

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI