Flash

Rikthehet podcasti i Meghan Markle

Lapsi.al 29 September 2022
Rikthehet podcasti i Meghan Markle

Podkasti i Meghan Markle në Spotify "Archetypes" do të rikthehet më 4 tetor, njoftoi platforma e transmetimit.

Markle ndaloi publikimin e episodeve të reja në shenjë respekti për Mbretëreshën Elizabeth, e cila u nda nga jeta më 8 shtator në moshën 96-vjeçare.

Ish aktorja së bashku me Princ Harry morën pjesë në funeralin e monarkut të ndjerë më 19 shtator.Gjatë një periudhe zie mbretërore, të gjithë anëtarët e monarkisë ndërprenë detyrat e tyre zyrtare.

“Episodet e planifikuara  do të rifillojnë të martën, më 4 tetor,” shkruhej në faqen Spotify të podcast-it.Episodi i ardhshëm do të mirëpresë komedianin Margaret Cho, e cila do të diskutojë për industrinë e argëtimit si një aziatike amerikane. Më parë morë pjesë Serena Williams, këngëtarja Mariah Carey, si dhe shkrimtarja Mindy Kaling. Të ftuarit e ardhshëm do të jenë komedianët, Robin Thede dhe Ziwe Fumudoh. "Archetypes" rrëzoi  "The Joe Rogan Experience" të Joe Rogan nga vendi nr. 1 në javën e publikimit.

Meghan Markle dhe Harry nënshkruan në fund të vitit 2020 për të organizuar dhe prodhuar podkaste për platformën. Marrëveshja fitimprurëse vlerësohet të jetë rreth 25 milionë dollarë.

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/09/05/tina-brown-princeshe-diana-nuk-do-e-pelqente-meghan-markle/

Të këshilluara

Hailey Bieber: E vlerësoj shumë Selena-n

Hailey Bieber ka zbuluar së fundmi se ka folur me Selena Gomez pas martesës së saj me Justin Bieber në shtator 2018. Gjatë podcastit, 'Call Her Daddy' , Hail...

12:12

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI