Flash

Putin: Nesër aneksohen territoret e Ukrainës

Lapsi.al 29 September 2022
Putin: Nesër aneksohen territoret e Ukrainës

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka njoftuar se nesër do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të traktateve për aneksimin e territoreve të reja të Rusisë.

Ceremonia do të mbahet në orën 15:00 me orën lokale në Kremlin, ku pjesë e saj pritet të jetë edhe kreu i shtetit Vladimir Putin.

Lexo më tej: SHBA: Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia nuk do njihet kurrë 

Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Nga ana e saj SHBA ka thënë se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Shkak u bënë referendumet. Vendet anëtare të BE-së po shqyrtojnë një raund të tetë masash.

Gjithashtu Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, tha se qytetarët në rajonet e pushtuara të Ukrainës ishin marrë nga shtëpitë dhe vendet e tyre të punës me dhunë, por edhe në kërcënimin e armës.

“Kjo është e kundërta e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dhe kjo është e kundërta e paqes, është një paqe e diktuar" - tha ajo.

Lexo më tej: Erdogan planifikon të bisedojë me Putinin për referendumet e rreme 

Lexo më tej: NATO-Putinit: Lufta bërthamore nuk ka fitues, do të kesh pasoja të rënda 

Lexo më tej: Shefi i CIA-s: Ushtria e Putinit ka shumë probleme 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI