Flash

Publikohet videoklipi i këngës së Britney Spears dhe Elton John

Lapsi.al 29 September 2022
Publikohet videoklipi i këngës së Britney Spears dhe Elton John

Së fundmi është publikuar videoklipi i këngës 'Hold Me Closer' të Elton John dhe Britney Spears .

E filmuar në Mexico City, video "Hold Me Close" u drejtua nga regjisori, Tanu Muino. Punët e tij të mëparshme janë: "Montero" të Lil Nas X, "As It Was" të Harry Styles, "Up" të Cardi B, "Fleabag" të Yungblud dhe "Rumors" të Lizzo-s, ndër të tjera. Britney dhe Elton nuk janë në klip.

"Kjo ishte një ngjarje emocionale për mua pasi u rrita me Britney. Pasi pashë 'Slave For You', vendosa që doja të bëhesha regjisor video," shkroi Muino në një deklaratë. "Elton John është një ikonë që unë dhe bota u rritëm duke e dëgjuar." Muino tregoi se ai planifikoi të shkonte në një drejtim "të papritur" me konceptin e videos. "E dija se do të kishte shumë pritshmëri . Me këtë përgjegjësi, më duhej të bëja diçka ndryshe dhe të papritur'.

"Pamjet vizuale duhej të ishin të ndryshme. Kërcimi duhej të ishte i menduar për t'i bërë krenarë John dhe Spears. Ne xhiruam nëpër të gjitha vendet e mia të preferuara arkitekturore në Mexico City. Marrja e kërcimtarëve, ekipit dhe aksesit më të mirë në disa nga vendet më private në botë ishte e thjeshtë pasi të gjithë donin të punonin me Elton John dhe të ishin pjesë e trashëgimisë së tij", shtoi regjisori.

Lajmi për bashkëpunimin doli në korrik, kur ET mësoi se John dhe Spears kishin regjistruar një bashkëpunim . Dueti i tyre u publikuar më 26 gusht dhe është një përditësim i hitit , "Tiny Dancer"./Lapsi.al

Të këshilluara

Hailey Bieber: E vlerësoj shumë Selena-n

Hailey Bieber ka zbuluar së fundmi se ka folur me Selena Gomez pas martesës së saj me Justin Bieber në shtator 2018. Gjatë podcastit, 'Call Her Daddy' , Hail...

12:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI