Flash

Pasaportat e arta/ KE padit Maltën për skemën që po mendon Shqipëria

Lapsi.al 29 September 2022
Pasaportat e arta/ KE padit Maltën për skemën që po mendon

Komisioni Europian ka paditur në gjykatë Maltën për skemën e saj të shitjes së pasaportave, edhe pse vendi ishullor e ka shfuqizuar ligjin që në vitin 2020.

Por, Komisioni thotë se skema po vijon të zbatohet për aplikimet e bëra para shfuqizimit të ligjit. Sipas Brukselit, pasaportat po blihen në një numër të madh nga persona të korruptuar. Sikurse persona të lidhur me krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Përveç Maltës, Komisioni i ka kërkuar edhe Qipros që të heqë dorë nga skema. Të dyja vendet kanë shitur pasaporta për disa vite. Shitjet kapin një vlerë që përllogaritet në rreth 10 miliardë dollarë nga 2010 deri në 2020 për Maltën dhe Qipron.

Shitjen e pasaportave po mendon edhe Shqipëria. Në një vendim të miratuar në fund të muajit korrik, qeveria i hap rrugë bashkëpunimit me PPP me kompani private. Ideja nuk është e re. Ajo qarkullon prej disa kohësh, por në të shkuarën është kritikuar në raportet e Komisionit Europian, që paralajmëron pasoja negative në rrugën e integrimit.

Lexo më tej: Paralajmërimi i BE: Rrezikoni kthimin e vizave, hiqni dorë nga “pasaportat e arta” 

Lexo më tej: ‘Pasaportat e arta’/ Mediat holandeze ngre pikëpyetje: Çfarë ka për të ofruar Rama? 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI