Flash

Parashikimi i motit: Mbeten prezente vranësirat e shpeshta

Lapsi.al 29 September 2022
Parashikimi i motit: Mbeten prezente vranësirat e shpeshta

Mbeten prezente vranësirat e shpeshta në të gjithë Shqipërinë. Gjatë paradites do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu në zonat veriore të vendit. Sipas MeteoAlb, në orët në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme. Kjo do të gjenerojë reshje të pakta shiu në një pjesë të mirë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes. Ato do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 26°C. Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës parashikohet të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave të shpeshta gjatë pjesës së parë të ditës. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të jenë më të dukshme, ku do të sjellin dhe reshje të pakta shiu në vend.

Maqedonia e Veriut

Deri në orët e mesditës territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave. Por parashikohet që në orët vijuese gradualisht vranësirat të theksohen, ku më prezente do të jenë në zonat perëndimore duke krijuar dhe mundësi për reshje shiu.

Rajoni dhe Europa

Brigjet e Egjeut dhe Britania e madhe parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të ndikohet nga kushtet e paqëndrueshme atmosferike në Lindje të Europës dhe në Skandinavi. Po ashtu Europa Qendrore dhe pjesërisht Jugu i kontinentit do të jenë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI