Flash

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend

Lapsi.al 29 September 2022
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës, nuk ndryshon gazi. Bordi i Transparencës ka komunikuar sot çmimet e reja të karburanteve, 24 orë pas ndryshimit të fundit.

Nafta ishte 219 lekë litër, bëhet 229 lekë litër. Benzina ishte 195 lekë/litër, shkon 203 lekë litër. Gazi do të shitet me 78 lekë litri.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, vendimet e Bordit të Transparencës në datë 29 Shtator 2022, janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran, ku rritja vjen për shkak të rritjes së faktorëve:

1. Gazoil rritja në bursë +68 usd ton nga data 26 shtator.

2. Benzina rritja në bursë + 60 usd nga data 26 shtator.

3. Kursi dollarit nga + 1.63 pikë nga data 26 Shtator kur ishte mbledhja e fundit e bordit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë. Çmimi i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve. Ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 shtator ora 20:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Të këshilluara

Detajet/ Si u arrestua DJ Cherry nga policia

Mediat kanë publikuar sot detaje nga arrestimi i një emri të njohur të ekranit. Bëhet fjalë për Ardian Kola i njohur për të gjithë si DJ Cherry. Për vite me rad...

22:43

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI