Flash

Meta flet për Berishën: Është si Cristiano Ronaldo

Lapsi.al 29 September 2022
Meta flet për Berishën: Është si Cristiano Ronaldo

Ilir Meta deklaroi sot se është i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjithë faktorët e opozitës, teksa përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i Patisë së Lirisë shtoi se qëllimi i tij nuk është as të kthehet në politikë aktive, as të marrë lidershipin e opozitës, por se qëllimi i tij është “përmbushja e një misioni”.

Me tej, gjatë një interviste për Report TV, ai e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha, si Cristiano Ronaldo, duke thënë se pavarësisht moshës ai është në formën më të mirë.

Lexo më tej: ‘Koalicion me Berishën për zgjedhjet lokale 2023?’/ Meta: Rëndësi ka fitorja e opozitës 

“Këto janë në kuadrin e diversioneve të Rilindjes. Një politikan që u shfaq si Lulzim Basha kishte energji vetëm për të gënjyer dhe jo për të mbajtur premtimet. Për të parë interesin e tij personal dhe jo kombëtar, jo forcës politike që trashëgoi. Dihet që në rastin e zotit Berisha, është si të flasim për moshën e Ronaldos ndërkohë që është më në formë se kushdo tjetër.

Qëllimi im nuk është as të kthehem në politikë aktive, as për të marrë lidershipin e opozitës. Qëllimi im është përmbushja e një misioni që jam thërritur. Më ka thërritur 25 prilli. Unë në 26 e kam bërë të qartë se kur të mbaroj mandatin do rikthehem. 25 prilli ishte akti final për shuarjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Do bashkëpunoj me të gjithë faktorët e opozitës, që nuk duan të jenë peng e një shteti që nuk ekziston. Sot kemi parë vogëlush dhe parashkollorë që dolën në grevë përpara Kryeminsitrisë. Fëmijë që prindërit kanë paguar lekët për një kopësht model. Ai në mënyrën më arbitrare i nxjerr ata në rrugë. Skenat që kemi parë sot kanë qenë tronditëse. Në vend të atyre prindërve, mund të ishin të tjerë. Këtu është rrëzuar siguria juridike”, u shpreh Meta.

Të këshilluara

Detajet/ Si u arrestua DJ Cherry nga policia

Mediat kanë publikuar sot detaje nga arrestimi i një emri të njohur të ekranit. Bëhet fjalë për Ardian Kola i njohur për të gjithë si DJ Cherry. Për vite me rad...

22:43

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI